Thatësirë “historike” në Portugali e Spanjë, shteron uji në rezervuare!

13/02/2022 11:28

Në mesin e shkurtit, rajonet qendrore të Portugalisë po përballen me një thatësirë historike, që ka nxjerrë në dritë deri edhe rrënojat e një fshati që ishte zhytur krejtësisht në ujë kur u krijua një rezervuar i madh gati 70 vjet më parë.

“Kurrë nuk e kisha parë një gjë të tillë”, thotë 76 vjecari Carlos Perdigao, teksa hedh vështrimin nga shtëpitë e shkatërruara prej guri të Vilarit, të gëlltitura nga ujërat e lumit nga lumi Zezere kur u krijua diga në 1954.

Carlos Pedigao, banor i zonës: Për 30 vjet kam peshkuar në këtë zonë, kjo që shohim tani s`ka ndodhur asnjëherë. Është shumë shqetësuese për ne, jashtëzakonisht shqetësuese.

Toka e tharë dhe e plasaritur është dëshmia më e fortë e thatësirës së gjatë që ka pllakosur zonën, e që ka goditur edhe Spanjën fqinjë. Metereologët vendas thonë se ky ishte janari i dytë më i thatë i regjistruar ndonjëherë që nga viti 2000.

Kjo lloj thatësire është e pazakontë pikërisht për shkak të “intensitetit, shkallës dhe kohëzgjatjes së saj”, thotë shkencëtari i klimës Ricardo Deus i agjencisë portugeze të meteorologjisë IPMA.

Nga 55 digat e Portugalisë, 24 mbajnë vetëm gjysmën e kapacitetit të tyre ujor dhe pesë janë nën 20 për qind të kapacitetit, sipas shërbimit të vëzhgimit të Tokës të Bashkimit Europian, Copernicus.

Edhe Spanja ka vuajtur këto katër muajt e fundit nga mungesa e reshjeve, e këtë situatë po e vuajnë sidomos rezervuaret e ujit në Andaluzi e Katalonjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA