Nga Egjipti, peshkim në Vlorë/ Sektori i peshkimit nuk gjen dot punonjës vendas

13/02/2022 12:27

Në portin e varkave të peshkimit në Vlorë mes shumë peshkatarëve është edhe Muhamedi nga Egjipti. Ai jeton prej gati një viti në vendin tonë ku peshkon çdo ditë në ujërat pranë brigjeve të Vlorës.

“Emri im është Muhamed Mansuri. Punoj si peshkatar prej 11 muajsh këtu në Vlorë. Unë marr 800 dollarë në muaj dhe për mua këtu është njësoj si në Egjipt. Jam bashkë me 1 peshkatar nga Egjipti këtu dhe 1 është kapiten, ndërsa për një muaj do na bashkohet edhe një tjetër. Vlonjatët më kanë pritur shumë mirë. Ajo që kam vënë re është se nafta në Egjipt është rreth 1 dollarë, kurse këtu kushton më shumë.”

Në Triportin e Vlorës janë rreth 20 peshkatarë nga Egjipti. Peshkatarët në Triport ndeshen me vështirësi të shumta ndaj thonë ata dhe vendasit që e kërkojnë këtë punë janë më të paktë në numër duke i shtyrë pronarët të punësojnë të huaj.

Prej vitesh peshkatarët ankohen se nuk është kryer asnjë investim dhe mungesa e një kantieri në këtë port peshkimi I detyron ata t’i çojnë anijet për remont në bazën e Pashalimanit, duke paguar më shumë.

Nga rreth 120 anije në këtë sektor mjetet e lundrimit janë përgjysmuar dhe për këtë peshkatarët fajësojnë kostot e larta që i detyrojnë të mos dalin në det më shumë se 10 herë në muaj .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA