Një lojtar i Premier League është arrestuar, pasi e dashura e tij lajmëroi policinë se ai e kishte sulmuar dhe dhunuar.
Lojtari bëhet me dije nga mediat angleze se u plagos kur policët hynë në shtëpinë e tij, ndërsa shtohet se ai i kishte dërguar mesazhe kërcënuese gjatë natës vonë.
Futbollisti emri i të cilit nuk bëhet me dije thuhet se i ka dhënë avokatit një shifër të “frikshme” në mënyrë që të gjykohet në gjendje të lirë, por nuk ka informacione të mëtejshme për situatën e tij.
Kjo ngjarje bëhet me dije, pak pasi ylli i Manchester United, Mason Greenwood, u arrestua dhe u lirua me kusht muajin e kaluar me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje.
Ngjarje të tilla janë kthyer shqetësuese në Premier League, me lojtarët që së fundmi janë kthyer në qendër të vëmendjes për ndodhi të tilla.
Top Channel