Roja bregdetare në lindje të Ukrainës patrullonte sot rreth brigjeve të Mariupol në Detin e Azov mes frikës së sulmeve të mundshme nga Rusia.
Presioni i liderëve dhe mediave perëndimore mbetet i lartë për rrezikun nga forcat ruse të akumuluara pranë kufijve të Ukrainës dhe në Bjellorusi.
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje sot qytetarëve amerikanë në Ukrainë të largohen pasi sipas tij “gjërat në rajon mund të precipitojnë shumë shpejt”.
Kremlini ka bërë të qartë se dëshiron ti qartësojë ‘vijat e kuqe’, për tu siguruar që fqinji ish-sovjetik të mos bashkohet me NATO-n. Tashmë, numri i forcave ruse të dislokuara në kufi më Ukrainën është rritur në 130 mijë.
Sipas satelitëve, një numër i madh trupash kanë mbërritur në zonën e trajnimit në Kurks, 120 km nga kufiri. Më shumë se 500 tenda, trupa e qindra automjete ndodhen në aeroportin e Oktiabrskoye, qyteti i dytë më i madh në gadishullin e Krimesë.
Automjete ushtarake dhe helikopterë janë vendosur në fushat ajrore të Gomel në Bjellorusi, vetëm 24 km larg Ukrainës, shkruan Military Times.
Top Channel