Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar një 57-vjeçar në Shijak, pasi drejtonte autobusin në gjendje të dehur.

Kanë qenë qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë se shtetasi B.V po kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak.

Pas kryerjes së alkool testit rezultoi se shoferi po drejtonte autobusin në gjendje të dehur në masën 1.48 mg për litër.

Uniformat blu kanë bërë arrestimin e shoferit, si dhe kanë sekuestruar mjetin. 57-vjeçari u ndëshkua me masë administrative me 90.000 lekë të rinj dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Shërbimet e Policisë Rrugore pas njoftimit të marrë nga qytetarët se një autobuz, kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak, menjëherë kanë bërë të mundur bllokimin e autobuzit.

Pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtusi i autobuzit shtetasi B.V., 57 vjeç, banues në fshatin Erzen të Shijakut, drejtonte autobuzin në gjëndje të dehur në masën 1.48 mg për litër.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale”Drejtimit te mjetit në mënyrë të parregullt ”(në gjëndje të dehur), dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA