Soros blen aksione në grupin teknologjik ‘rival’ të Tesla (fotot)

12/02/2022 16:41

Investitori miliarder George Soros ka blerë 20 milionë aksione të kompanisë se re prodhuese të makinave elektrike ‘Rivian’, sipas të dhënave të bursave të premten.

Aksionet në kohën e blerjes arrinin në vlerën e $2 miliardë dollarëve, duke e bërë Fondin Soros një nga investitorët më të mëdhenj të kompanisë.

Rivian, 20% e së cilës zotërohet nga gjigandi tregtar amerikan Amazon, konsiderohet si nje rival i prodhuesve Tesla dhe ka shënuar mjaft sukses me investitorët vitin e kaluar kur arriti të mbledhë rreth $12 miliardë investime. Kompania ishte debutuesja më e suksesshme në vitin 2021.

Por kompania ende nuk ka prodhuar asnjë automjet në shifra industriale, përveç 150 kamionçinave elektrike  R1T dhe dy fuoristrada elektrike për klientë të brendshëm.

Për klientët e zakonshëm Rivian ka njoftuar se mund të presin automjetet në shtator 2022 për porositë e modelit veturë R1S, dhe mars deri në qershor për modelin R1T.

Rivian pritej të furnizonte grupin Amazon me më shumës se 100,000 mjete elektrike vitin që shkoi por tha se pësoi disa mangësi prej kufizimit të zinxhirit të furnizimit, sipas raportimeve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA