“Putin vrasës masiv”, ukrainasit e irrituar marshojnë në Kiev për unitetin e Ukrainës 

12/02/2022 19:05

Mijëra qytetarë u mblodhën në kryeqytetin ukrainas të shtunën me sloganin “Marshimi i Unitetit për Ukrainën”. 

Ata mbanin flamuj ukrainas dhe tabela me slogane pro-ukrainase.

Rreth 2,000 deri në 3,000 njerëz marshuan nga Parku Shevchenko në Sheshin Maidan, i njohur gjithashtu si Sheshi i Pavarësisë, në Kiev me qëllimin për të demonstruar unitet përballë një kërcënimi.

Disa demonstrues që morën pjesë në marshimin paqësor folën për CNN për të shprehur mbështetjen e tyre për një Ukrainë demokratike, të lirë nga ndikimi i Rusisë.

“Ne jemi bashkë, jemi të fortë. Dhe pa marrë parasysh se sa i çmendur fqinji ynë, ne ende duam të jemi një Ukrainë paqësore demokratike”, tha demonstruesja Karina Kravchenko.

“Ne nuk duam të jemi miq, të jemi vëllezër me atë fqinj të çmendur. Qëndroni jashtë larg, shumë larg atij vendi”, tha një tjetër qytetare.

Një tjetër demonstrues, Vyacheslav Stelmah, i tha CNN se “ukrainasit do t’i rezistojnë agresionit të mundshëm rus. Ne nuk do të qëndrojmë thjesht të qetë dhe të heshtur ndërsa Rusia paraqet një rrezik të konsiderueshëm për vendin tonë”.

Ndër tabelat e shumta në turmë ishte një e madhe e kuqe ku shkruhej #PutinËarCriminal dhe #PutinMassMurderer.

Qeveria ukrainase vijon t’u bëjë thirrje qytetarëve të saj që të qëndrojnë të qetë përballë kërcënimit të një pushtimi rus.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi disa dyshime mbi sugjerimet se Rusia mund të ndërmarrë veprime ushtarake sa më shpejt që javën e ardhshme, dhe Ministria e Punëve të Jashtme ukrainase tha se ishte kritike që qytetarët të qëndrojnë të qetë, të bashkuar dhe të përmbahen nga veprimet që minojnë stabilitetin dhe mbjellin panik.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA