Për SHBA të sulmuarit e Ukrainës nga Rusia mund të ndodhë çdo moment.

Shumë vende të botës kanë lëshuar alarmin për nevojën urgjente të largimit nga Ukraina të qytetarëve të tyre.

Pavarësisht këtyre kërkesave, aeroporti Kievit ketë të shtune është në një ditë normale pune. Nuk ka dyndje njerëzish për tu larguar apo skena të ngjashme me ato që pamë kur Talebanët morën nën kontroll Kabulin.

Paralajmërimet e forta për tu larguar nga Ukraina synojnë shmangien e asaj që ndodhi në Afganistan me evakuimin e shtetasve amerikanë dhe prej vende të tjera të botës.

Ndërkohë deklaratat plot shqetësim të SHBA dhe BE për nisjen e luftës nga momenti në moment nuk janë mirëpritur në Ukrainë.

Iryna Matviuishyn përmes një mesazhi në Twitter thotë:

“Për të gjithë ekspertët e çështjeve ruso-ukrainase, me burime amerikane të inteligjencës të ulur të sigurtë diku në perëndim. Mendoni dy herë mbase duhet të prisni për me shumë kthjelltësi përpara se flisni. Nuk është çështja e ripublikimit të asaj çfarë thoni por janë jetët tona në Ukrainë”.

Lajmi për një sulm të menjëhershëm rus është komentuar edhe nga një ushtarak ukrainas në front betejë.

Ai shpreh për një televizion të Kievit se: “Ajo çfarë politikanët thonë është njëra gjë por ajo që unë shoh në frontline është diçka tjetër” ka thënë ai duke theksuar se” Nëse unë nuk jam i panikosur atëherë as ju nuk duhet të panikoseni”.
Ky qëndrim është kontradiktor me ato të CIA-s përcjellë presidentit Biden, megjithatë gjatë të gjithë këtyre javëve të fundit situata ka prodhuar hamendësi dhe pikpamje kontradiktore për konfliktin ruso-ukrainas.

Çdo ditë që kalon i shton skenarët e mundshëm të një sulmi Rus, që nga ai masiv deri të një sulm i pjesshëm rajonal në Ukrainë. Ukrainasit e dinë fare mirë se çfarë është në gjendje të bëjë putra ushtarake e Moskës dhe janë të vendosur të rezistojë në mbrojte të atdheut të tyre.

Nga aeroporti Kievit për Top Channel Muhamed Veliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA