Artistëve të rinj u jepet një mundësi për t’u angazhuar në jetën kulturore të kryeqytetit për të nxjerrë në pah talentet e tyre.
Filarmonia e Tiranes zhvilloi konceritn e parë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit duke përcjellë një program muzikor me vepra famoze si Vivaldi, Schubert, Kreisler e të tjerë. Kryetar i bashkisë Veliaj tha se ne do t’i japim mundësi çdo vajze dhe djali të talentuar.
“Më vjen mirë që sot, nëpërmjet këtij koncerti, kemi themeluar atë që do të jetë Filarmonia e të rinjve të Tiranës, për t’u siguruar që teksa kemi një elitë të Operas dhe Baletit, ne përgatisim një gjeneratë tjetër, që gjithashtu performon, që i drejton projektorët nga vetja dhe talenti i tyre, e që gjithashtu u japim një shans çdo djali e çdo vajze me një instrument, pavarësisht mbiemrit e qytetit që vjen, se Tirana, që është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë, të shkëlqejë, të duartrokitet, e të ecë përpara me meritë”.
Veliaj shpjegoi se si përzgjidhen ata që marrin pjesë në Filarmoninë e Tiranës. Muzika tha ai ka një aftësi të jashtëzakonshme për të bashkuar njerëzit pavarësisht bindjeve të tyre politike
“Sot Tirana është në Europë, e madje është Kryeqyteti Europian i të rinjve. Po mendoja për miqtë e mi këtu në skenë, si ndodh që dikush të performojë në këtë skenë? Normalisht, bëhen audicione, ndoshta aplikojnë 100 vetë për një vend, e ndoshta shumë prej të rinjve duhet të presin që dikush më i rritur të dali në pension, që të lirohet një vend në elitën e muzikës sonë. Këtë e vendosëm bashkë me mikun tim, Arben Skënderi, me të cilin kemi qenë edhe kundërshtarë politikë, por mendoj se politika është pjesë e zhurmës, kurse kjo është pjesë e muzikës dhe për të bërë muzikë ne jemi gjithmonë aleatë për të prodhuar ide të mira“.
Top Channel