Justin Bieber me bashkëshorten Hailey Bieber shiheshin duke dalë me nxitim nga një bar ekskluziv mbrëmë në Los Angeles pas të shtënave me armë që ndodhën në festën e reperit të kontestuar amerikan Kodak Black, ku tre persona u plagosen.
Në orët e para të mëngjesit reperi problematik ishte parë jashtë klubit me kolegët performues Gunna e Lil Baby.
Burimet e rrjetit TMZ raportonin se fillimisht ata ishin duke qeshur e duke biseduar “por më pas nisi një sherr, ku Kodak tentoi të godiste me grusht dikë …dhe më pas u dëgjuan të shtënat.”
“Sherri besohet se nisi me dikë nga miqtë e Kodak Black,” tha një dëshmitar. “Të tjerë ndërhynë në përleshje, u dëgjuan të shtëna …dhe më pas kishte vetëm kaos.”
Polici tha se ishin qëlluar një total prej 10 të shtënash mes të cilave tre persona u plagosën ose nga plumbat ose në mënyra të tjera.
“Një viktimë kishte plagë në shpatull, një tjetër në të pasme dhe një i tretë ishte qëlluar në këmbë”, thanë burimet e mediave vendase.
Ata u transportuan në spital dhe për fat të mirë janë në gjendje të stabilizuar.
Kjo nuk është hera e parë Kodak Black përfshihet në episode dhune teksa është arrestuar nga policia disa herë gjatë viteve me akuza drogash deh armëmbajtjeje.
Në mars 2020, ai u shpall fajtor për zotërim armësh dhe kreu disa muaj në një burg federal.
Ndërsa në fillim të vitit u shpall fajtor për sulm fizik dhe rrahje, për të cilat u dënua me 18 muaj burg.
Mbrëmë pas të shtënave çifti Biebers ishin larguar me shpejtësi nga ambjentet, të ndihmuar nga rojet e tyre trupore.
Përfaqësuesit e Kodak Black nuk iu përgjigjën sot kërkesave për komente.
Top Channel