Atmosfera e një nate më parë ishte e mrekullueshme në shtëpinë e Big Brother VIP, pasi banorët e eliminuar darkuan me finalistët.

Mungesa e Beatrixës u ndje shumë, ndërsa të gjithë ngrenë dolli për të. Gazetarja u mundua t’i ngrinte humorin Donaldit, i cili u mërzit shumë për vendimin e Triksës.

Paloma: Gëzuar për Triksën!

Banorët: Gëzuar!

Paloma: Ajo të ka bërë gjithë atë këngë m dreq.

Sabiani: Na vini naj këngë se nuk qajmë.

Paloma: Na vini cik Muzikë se po i paguajmë me lek minutat, me bakshishet e Big Mamës.

Beatrix vendosi që të mos ishte e pranishme në darkën që do të mbahej me banorët brenda shtëpisë së Big Brother dhe kjo për shkak të një batute të aktorit Ermal Mamaqi.

Ermali theu rregullat duke sjellë informacione nga jashtë dhe përmendur edhe persona të tretë. Kështu ‘Vëllai i Madh’ i kërkoi të largohej nga shtëpia, ndërsa zhvillimi i kësaj batute ka mërzitur shumë artisten.

“Do marrim Bora Zemanin si aktore”, u dëgjua të thoshte Ermali, ndërsa Donaldi iu përgjigj: “Kujdesu që ta paguash mirë”.

Donaldi tha gjatë prime-t se ishte një shaka që nuk u nis nga vetë ai, ndërsa u shpreh se nuk e besonte që Beatrix nuk do të ishte pjesë e mbrëmjes, pasi sipas tij ajo e kuptonte këtë situatë. Por sërish vajza nuk ka ardhur në mbrëmje.

Kujtojmë se historia e Bora Zemanit, Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt ka qenë më e komentuara në Big Brother VIP, ndërsa tashmë dy të fundit janë në një lidhje dashurie.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA