643 të infektuar me COVID dhe katër viktima në Kosovë gjatë 24 orëve
12/02/2022 16:09
643 qytetarë rezultuan pozitiv me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa 4 të prekur ndërruana jetë.
Sot janë shëruar 2.028 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 204.632.
Në total numri i rasteve aktive është 14.639 në Kosovë, ndërsa në 24 orët e fundit janë bërë 1.433 doza vaksine kundër COVID.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës dhe 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Top Channel