Në Tiranë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP, dhe Rrjeti i Grave Shqiptare në Shkencë publikuan sot studime, sipas të cilave pabarazia gjinore u thellua gjatë Pandemisë Covid 19.
Studiuesit pohuan se gjatë pandemisë u shtua ndjeshëm dhuna në familje kundër grave, si dhe u rrit dukshëm diskriminimi me bazë gjinore.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe fonde të Suedisë, ngritën një sistem online të regjistrimit dhe ndjekjes së rasteve të dhunës në familje në nivel bashkie.
Falë teknologjisë së re, në vitin 2021 janë regjistruar dhe ndjekur 1 mijë e 489 raste të dhunës në familje, pra një rritje afro 50 për qind, krahasuar me afro 1 mijë raste vjetore nga vitin 2018-20, bëri të ditur Edlira Papavangjeli, UNDP Albania.
Të dhënat e përditësuara për secilin rast janë dyfishuar gjithashtu, tregues ky edhe i rritjes së bashkëpunimit të aktorëve pranë komunitetit për menaxhimin e rasteve të dhunës në familje, thotë Blerjana Bino, drejtuese ekzekutive e Qendrës “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim”, pjesë e Rrjetit të Grave Shqiptare në STEM.
“Në vitin 2021 ka një shtim të dukshëm të dhunës ndaj grave, madje u regjistrua një numër i lartë i grave të vrara nga bashkëshortët ose anëtarë të tjerë të familjes. Pavarësisht se Shqipëria ka një përfaqësim shumë të mirë për nivelin e grave në politikë, ministre dhe deputete në Kuvend, kjo nuk është përkthyer në një situatë më të mirë të barazisë gjinore në nivelin e jetesës normale qytetare, e as në një fuqizim të grave në fusha të ndryshme të jetës” – thotë zonja Bino.
Sipas vëzhgimeve të studiuesve, gratë u dëmtuan shumë gjatë Pandemisë Covid 19 edhe në karrierat e tyre profesionale, gjë që duket edhe në kontratat afatshkurtra, Pagesa të pabarabartë në detyra me rëndësi, shtimi i ngarkesave të punëve rutinore në familje dhe në qendrën e punës.
Një ndikim të madh pandemia pati edhe mbi shëndetin mendir të grave dhe vajzave, thotë Ornela Bardhi, kërkuese shkencore, përfaqësues se “Mari Kyri” Alumni Association i Ballkanit Perëndimor.
“Pandemia ka patur ndikim nga shëndeti mendor, duke nisur nga punonjëset e shëndetësisë, që kanë punuar me orar e pa orar të mbingarkuara, e deri tek depresioni, dhe këto kanë prekur popullatën e gjerë, jo vetëm zonjat e fushës së shëndetsisë” – thotë zonja Bardhi.
Studiueset vërejtën se gjatë periudëhs dy vjecare ë pandemisë u rrit dskriminimi me bazë gjinore, u shtua pasiguria në punë dhe puna e padukshme për gratë e vajzat, po ashtu ngacmimet seksuale në vendin e punës, u përkesësua mirëkuptimi për kujdesin ndaj fëmijëve dhe dhe oraret e zgjatura të punës.
“Pandemia ka qenë sfiduese për shumë fusha dhe për shumë grupe, por në mënyrë të veçantë për gratë e vajzat. Për to u rrit barra e punëve të papaguara në shtëpi, por ato humbën më shumë vende pune, ose iu ul paga, dhe në disa profesione u rrit ngarkesa dhe kërkesa për rezultate më të larta në punë. Ato kanë nevojë për rritjen e mbështetjes në familje” – thotë zonja Bino.
Në takim u theksuan si tregues të përkeqësuar për gratë dhe vajzat shqiptare prania më e pakët e tyre në media dhe në institucionet vendimmarrëse, si dhe përfaqësimi i ulët në role udhëheqëse.
Pandemia shtoi edhe vështirësitë e grave shkencëtare, për të cilat u pakësuan botimet shkencore, u pakësuan oraret e punës kërkimore dhe u dobësuan rrjetet profesionale midis tyre.
Gratë dhe vajzat u vlerësuan për rolin jetik që ato patën në të gjitha nivelet e shoqërisë për të siguruar jetesën dhe mbijetesën e miliona njerëzve, duke nisur nga zbulimi i vaksinave anticovid dhe deri tek injektimi i tyre në miliona persona, kujdesi shëndetësor për miliona të prekur nga koronavirusi si dhe sigurimi i të ardhurave dhe burimeve të jetesës për familjet në kushtet e izolimit dhe vështirësive të jashtëzakonshme./VOA/
Top Channel