Osmani: Qëndrimin për Asociacionin e kam të njëjtë, nuk e lejojmë bosnjëzimin e Kosovës

11/02/2022 03:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndrimin për Asociacionin e Komunave Serbe e ka të njëjtë, siç e kishte edhe në vitin 2013, duke e përmendur se në Kuvend si deputete kishte votuar kundër implementimit të kësaj marrëveshjeje në Kosovë.

“Asociacioni, siç është paraparë në marrëveshje, është njëri ndër dokumentet më të dëmshme sa i përket sovranitetit dhe funksionalitetit të brendshëm të Kosovës.

Për fat të keq, nuk është folur shumë për dëmin që i është bërë Kosovës. Do të ishte mirë që Gjykata Kushtetuese të veprojë. Dëmi akoma vazhdon sepse në disa raste ka ende insistim të njerëzve të caktuar të BE-së që insistojnë që ajo të zbatohet ashtu siç është nënshkruar atëherë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka potencuar edhe parimet dhe arsyet se pse kundërshtohet Asociacioni nga institucionet e Kosovës.

“Nuk mund të ketë asnjë model që na shpie drejt bosnjëzimit të Kosovës. Nuk mund të implementohet asnjë model që i jep kompetenca ekzekutive dhe e krijon Asociacionin si një pushtet të tretë që rrjedhimisht është në kundërshtim me Kushtetutën, nuk mund të ketë asnjë model që e defunksionalizon Kosovën. Ne i shikojmë të gjitha, këto janë parimet bazë çka nuk mund të bëhen assesi, këto janë parime për ta mbrojtur vetveten tonë dhe mos ta bëjmë shtetin tonë të cenueshëm për të ardhmen”, ka thënë Osmani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA