Reforma e nisur nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për zbatimin e Vettingut, pritet të kalojë në lupën e Komisionit të Venecias. Kjo është dhe arsyeja përse raportuesit e këtij Komisioni qëndruan në Kosovë, ku u takuan me të gjithë palet e në muajin mars ky institucion pritet të dalë me opinion për këtë çështje, thotë RTK.
Ministria e Drejtësisë ka planifikuar që reformat ë realizohet me ndryshime kushtetuese, kërkesë kjo e mbështetur edhe nga shoqëria civile.” Pyetjet lidhen kryesisht me draft-dokumentin, opsionin 5 që e kemi rekomanduar, dhe draftin e amendamenteve kushtetuese”, deklaroi Genc Nimoni, shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë.
Ministria tani është në pritje të rekomandimit të Komisionit të Venecias. “Kjo reformë nuk është politike, por synon që të kemi gjyqtarë e prokurorë të pavarur, të cilët të jenë përgjegjshëm për misionin e tyre jo për pushtet në ato pozita”, ka shtuar ai. Organizatat nga shoqëria civile që kanë qenë pjesë e grupeve punuese për Vetting, vlerësojnë se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për realizimin e këtij procesi.
Sipas tyre, vettingu pa ndryshime kushtetuese nuk do të mund të quhej i tillë dhe nuk do të mund ta arrinte qëllimin për të cilin këto organizuara kanë lobuar prej vitesh, thonë ata.
Sipas tyre, është e nevojshme të ndodhin këto ndryshime pasi aktualisht, prokurorët e gjyqtarët që nuk e kalojnë procesin e vetingut, nuk largohen nga sistemi, pasi Kushtetuta nuk lejon që t`u merret mandati.
Top Channel