Arlind Klimeta është shqiptari që ka marrë pjesë në spektaklin “Farmen” në Suedi, një show i formatit Big Brother, por që realizohet në fermë.

Në atë format banorët e fermës jetojnë në kishte të para 100 viteve, pa rrymë elektrike, ndërsa duhet të kujdesen për kafshët e fermës dhe të punojnë tokën.

Arlindi në një rrëfim për emisionin “Shqipëra Live” në Top Channel e cilëson si një eksperiencë të bukur.

“Janë 2.5 milionë njerëz që konkurrojnë dhe 19 zgjidhen. Doja të sfidoja veten, prandaj mora pjesë. Ti duhet t’u bësh hyzmet kafshëve , të mbjellësh perime. Loja sociale, taktikat janë kryesoret për të arritur deri në finale. Nuk doja të zihesha me ta. Aty ka pasur dhe konflikte, debate, nuk ka pasur paragjykime, por për personalitetin, për debatet. Unë jam shumë i kënaqur për çfarë kam arritur aty”, tha Arlindi.

Kujtojmë se Big Brother VIP në Shqipëri është kthyer në spektaklin më të ndjekur 24 orë në 24 në dy kanalet televizive, ndërsa kanë ngelur dhe pak ditë larg finales së madhe.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA