Balla nga Lushnja: Është koha t’i japim votëbesimin Eriseldës dhe Partisë Socialiste

11/02/2022 18:42

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla gjatë një takimi me banorët e lagjes Savër, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, u shpreh se nën drejtimin e Eriseldës Bashkia e Lushnjes do të vijojë me projektet dhe punët e nisura dhe ato që janë projektuar do të nisin shumë shpejt të vihen në zbatim duke i kthyer këtij qyteti vëmendjen e merituar.

“Ne i dhamë mundësinë Edi Ramës për të vazhduar qeverisjen edhe për këto tre vitet e ardhshme, por njëkohësisht për të bërë akoma më shumë punë, punë të cilat nuk janë bërë në Lushnjë në këto 30 vite, por edhe për të përmirësuar cilësinë e qeverisjes sonë. Edi Rama ka marrë iniciativën për të krijuar një mundësi direkte me njerëzit siç është ‘Këshillimi Kombëtar’ dhe falenderoj 200 mijë shqiptarë që i janë përgjigjur deri më tani dhe atyre që do të vazhdojnë. Zgjedhjet në Lushnjë duhet të ishin zhvilluar që vjet në korrik por do të bëhen më 6 mars dhe ne duam të vazhdojmë projektet dhe punët e nisura, ato që janë projektuar ndaj në Lushnjë ne kërkojmë të flasim me qytetarët për të korrigjuar gabimet dhe për të përmirësuar qeverisjen tonë vendore, pra me zgjedhjet e 6 marsit duam të ruajmë një drejtim, qeverisjen qendrore me atë vendore.

Qytetarëve të Lushnjës u kërkojmë ndjesë për atë që nuk kemi arritur të bëjmë, por ju kërkojmë votën sepse vetëm me Partinë Socialiste dhe me Eriselda Sefën ne do të bëjmë Lushnjen për lushnjarët.
Nëse ka ndonjë kundërshtim se votën nuk do t’ia japim Eriseldës por njërit prej atyre të dyve, që as emrat nuk u’a di, Sali Berishës apo Ilir Metës që Saliun e përzunë nga shtëpia e vet dhe ka hyrë në shtëpinë e Lirisë apo Lulit që është kthyer në bunker dhe ai që e futi në politikë nuk i thotë Lulzim Basha por Lulzim brava.

Pra do zgjedhim që Lushnjen ta kemi me Edi Ramën dhe Eriselda Sefën, pasi me këtë vajzë për 30 javë, me pak se 210 ditë ka një ndryshim jo vetëm për mua por edhe për Kryeministrin dhe të gjithë ministrat e qeverisë. Është koha t’i japim votëbesimin Eriseldës”, tha Balla.


Në fjalën e saj, kandidatja për kryetare Eriselda Sefa u shpreh se falë eksperiencës disa vjeçare në Bashkinë Lushnje dhe me projektet e huaja ka pasur mundësinë që të përfitojë shumë më shumë projekte edhe për komunitetin gjë e cila do të vazhdojë për shumë gjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA