Opinionstët Arbër Hajdaraj dhe Balina Bodinaku ishin të ftuarit e mbrëmjes në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Banorët po u tregonin se situatat brenda shtëpisë përjetohen më shumë se sa duken jashtë. Arbri i kërkoi Einxhelit t’i tregonte një rast që është parë ndryshe dhe moderatorja kujtoi spektaklin kur u transmetua videoja e puthjes së parë me Dh Dagz.
Arbri: Më jep një situatë që këtu brenda duket ndryshe dhe atje jashtë ndryshe. Unë atë efektin dua të kuptoj
Donaldi: Duhet të jesh në debat
Einxhel: Duhet të jesh pjesë e gjësë. Ja ta them unë një shembull. Kur ka dalë videoja e puthjes sime me Dagzin, kam qenë në një siklet të paparë sa m’u djersitën pantallonat. U bëra qull në djersë. Kisha dy ditë që isha shumë në siklet, ditën e dytë e evitoja Dagzin nëpër shtëpi dhe çohet Arbri dhe thotë që nuk e dinte për çfarë sikleti po flisnim, se unë nuk dukesha fare në siklet.
Arbri: Po mirë, kamerat janë lart, nuk mund të shohim dhe pantallonat poshtë (qesh)
Einxhel: Thashë si iu duka unë Arbrit që nuk jam në siklet, se ndërkohë op më kullonte trupi
Arbri: Por kjo ka të bëjë me atë që duket. Kur ti e shikon në ekran është ndryshe se unë nuk e kuptoj efektin tënd nën lëkurë. Arrij të kuptoj efektin tënd medietik, sepse ti nuk e tregove veten. Ti e mbajte veten.
Balina: Ti mundohesh maksimalisht për ta kamufluar.
Einxhel: Kjo është e vërtetë, por realisht atë ditë kam qenë super në siklet. Atë ditë i jam lutur Dagzit të shtypte butonin jeshil, se donte të shtypte butonin e kuq dhe të dilte.
Top Channel