15/11 22:53
Analisti Andi Bushati në panelin e të ftuarve në Open në vijim të diskutimeve për shtyrjen e mandatit të Vetting-ut, tha se Vetting-u është vepër e bashimbozukëve të Rilindjes.
Sipas tij nuk kanë të bëjnë amerikanët.
“Unë nuk pranoj që Vetting-u është amerikan, është me bashimbozukët e Rilindjes. Shumica e shqiptarëve që bëjnë shtëpi pa leje vendosin flamur amerikan, por kjo s’do me thënë që është vepër e amerikanëve.
A merremi me legenët tanë dhe lëmë të huajt? Ata tallen me Bashën, Basha tallet me të vetët dhe i thotë kapa dy komisione dhe 4 vila. Rama tallet me Bashën,” tha Bushati.
Top Channel