Mërtiri në ‘Open’: Reforma në Drejtësi ishte e keqe, Vetting-u ka qenë i padrejtë

10/02/2022 21:42

Ergys Mërtiri i ftuar në studion e Open në Top Channel mbrëmjen e sotme për të diskutuar për shtyrjen e mandatit të Vetting-ut, tha se duke i bërë opozitë opozitës forcohet Edi Rama.

“Jam me Bashën se jam kundra Ramës, sepse duke i bërë luftë opozitës i bëni nder Edi Ramës. Unë nuk bëj opozitë me vila, unë kam argumenta politike. Kemi dy rrugë, o ta votosh ose mos ta votosh. A është reforma në drejtësi e keqe?

Po, Vettingu ka qenë i padrejtë, nuk ka qenë i paanshëm. Është proces që ka nisur. Nëse opozita do vendoste të mos shtyhej, do bëhej që këtë proces ta bënte KLGJ-ja, që e ka kapur po Rama.

Do përfitojnë duke e shtyrë në kohë. Dhe këta propozojnë tani o të gjitha o asgjë,” tha Mërtiri.

Socialistët dhe demokratët gjetën dakordësi për të votuar zgjatjen e vettingut. Koha e vijimit të punës së komisioneve që po përzgjedhin gjyqtarët dhe prokurorët do zgjatet edhe me 30 muaj në mënyrë që të përfundojë i gjithë procesi.

Sot në Parlament, u shpjegua se përse duhej ndërmarrë ky veprim. Ndërkohë që u shpjegua edhe fakti se do nisë punën edhe komisioni i reformës zgjedhore dhe reformës territoriale ndërkohë që u zhbllokua puna e komisionit hetimor për inceneratorët.

Top Channel