Gazsjellësi mes Rusisë e Gjermanisë, thelbi i negocjatave të krizës në Ukrainë (fotot)

10/02/2022 19:51

Gazsjellësi ‘Nord Stream 2’ nën detin Balltik është kthyer se fundmi në pikën kryesore të negocjatave për tensionet mes Rusisë e Perëndimit pas akumulimit ushtarak ne lindje te Ukraines.

Zhvillimi vjen teksa kancelari gjermane Olaf Scholz është kritikuar për zotimet e fundit se “do të braktisë projektin nëse Moska sulmon Ukrainën”.

Gjithsesi Scholz tha dje në një konferencë shtypi me kryeministren daneze se ka besim se lufta në kontinent mund të evitohet.

“Detyra është të kemi siguri në Evropë. Në krahasim me disa javë më parë ka ndodhur shumë”, tha ai duke iu referuar nisjes së bisedimeve mes Perëndimit e Rusisë.

“Ka progres dhe ne shpresojmë që me strategjinë e dyfishtë të unitetit dhe njoftimit të sanksioneve, tensionet të ulen”, tha Scholz.

Scholz nuk përmendi saktësisht emrin e gazsjellësit dhe kritikët dyshonin nëse ai është vërtet i gatshëm të heqë dorë nga linja e gazit drejt Evropës, nëse Moska sulmon Ukrainën.

Në lidhje me sanksionet e përgatitura ndaj Rusisë ai tha: “Kemi vendosur të mos publikojmë katalogun e sanksioneve dhe unë besoj se kjo na jep pak më shumë force”.

 

FOTO GALERI
1/11
Gazsjellësi ‘Nord Stream 2’ nën detin Balltik është kthyer se fundmi në pikën kryesore të negocjatave për tensionet mes Rusisë e Perëndimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA