Pas seancës së Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka mbledh kryesinë e PS në selinë rozë, ku ka mbërritur edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe zv kryeministri Arben Ahmetaj.

Paraprakisht mësohet se këshillimi Kombëtar do të jetë tema e diskutimeve.

Mbledhja e kryesisë vjen pas mbarimit të seancës së gjatë të Kuvendit ku u miratua zgjatja e mandatit të organeve të vetingut.

Me 118 vota e 4 abstenim, Kuvendi miratoi zgjatjen e afatit të Vettingut. Për të miratuar zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut duheshin 94 vota, nga të cilat 74 i kishte mazhoranca, ndërsa pak para nisjes së Kuvendit Partia Demokratike zyrtarizoi votën pro zgjatjes së afateve të Vetingut, kurse kundër u shpreh grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa LSI abstenoi.

FOTO GALERI
14/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA