Adoleshenti rus dënohet me burg për ‘terrorizëm’ në lojën e realitetit virtual ‘Minecraft’ (fotot)

10/02/2022 17:51
Makina policie jashte selise se FSB ne Moske

Një adoleshent në Rusi është dënuar me pesë vjet burg pasi planifikonte të hidhte në erë selinë e Shërbimit të Sigurisë Federale ruse (FSB) në një video-game.

Komisioni hetues tha se nxënësi 16-vjeçar Nikita Uvarov kishte në plan të shkatërronte ndërtesën në lojën kompjuterike të krijimit të realitetit virtual, Minecraft.

Uvarov, nga qyteza siberiane e Kansk, u dënua mëngjesin e sotëm dhe u urdhërua gjithashtu të paguante një gjobë prej 30,000 rubla ($400).

Gjykata Lindore ushtarake ruse shpalli Uvarov fajtor për terrorizëm, saktësisht për stërvitje në kryerjen e aktivitetit kriminal, tha avokati i tij Pavel Chikov.

Chikov është gjithashtu drejtues i organizatës Agora, e cila përfaqëson viktimat e shkeljeve të dyshuara të të drejtave të njeriut nga qeveria. Grupi është i klasifikuar si “agjent i huaj” në Rusi prej burimit të disa prej financave të saj.

Hetuesit thanë se Uvarov dhe dy shokë të tij që përdornin video-game për të ndërtuar virtualisht ndërtesat e policisë së Kansk dhe degës së saj të FSB, kishin në plan që virtualisht t’i hidhnin ato në erë.

Teksa shoqërtohej për në qeli pas verdiktit Uvarov tha i përlotur, “Unë jam një fëmijë nuk jam një terrorist”. Ndërsa dy “bashkëpunëtorët e tij ishin përjashtuar nga “përgjegjësia kriminale” pasi kishin “ndihmuar me hetimet”.

Uvarov ishte ndaluar fillimisht në 2020 bashkë me dy shokët e shkollës Denis Mikhaylenko e Bogdan Andreev, për përdorim fishekzjarresh dhe shpërndarje traktesh në qytetin e Kansk.

Treshja ishte arrestuar për shpërndarjen e posterave që kërkonin lirimin e matematikanit disident, të njohur si anakist, Azat Miftakhov, një prej të cilave ishte vendosur dhe në hyrjen e ndërtesës së FSB.

Miftakhov është arrestuar 2019 për sulm ndaj zyrave të partisë së Putin në pushtet, Rusia e Bashkuar.

Zyrtarët kishin gjurmuar online të të dyshuarve dhe detajet sesi trajnoheshin për të hedhur në erë ndërtesa, me anë të lojës Minecraft.

FOTO GALERI
1/3
16-vjeçari Nikita Uvarov kishte në plan të shkatërronte ndërtesën në lojën kompjuterike të krijimit të realitetit virtual, Minecraft

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA