Foto/ Veshja që tërhoqi gjithë vëmendjen, Charlize Theron shfaqet me një look të ri në turin botëror të “The Odyssey”
Tinder është një platformë re dhe që po përhapet me shpejtësi në botë , ku të rinjtë dhe jo vetëm njohin njëri tjetrin dhe krijojnë lidhje dashurie, e shumë prej tyre rezultojnë të jenë rastet kur dy persona gjejnë dashurinë jetës.
Ky aplikacion edhe pse nuk dihej, është mjaft i përdorur edhe nga të rinjtë në Shqipëri. Eksperti Tomi kallanxhi tha në “Goca dhe Gra” se ata që e përdorin më shumë janë moshat nga 18-24 vjeç.
Tomi Kallanxhi: Më shumë të rinjtë e përdorin, sidomos ata nga 18-24 vjeç janë më aktivët. Duhet të them se djemtë janë më të prekurit nga mashtrimet e shohin që lidhen me dikë pa u parë asnjëherë.
Këto aplikacione kanë dhe përfitim ekonomik se mbledhinm të dhënat , dhe i ruajnë e përdorin ato.
Uenxhi dhe Stefani janë dy të rinjtë përshembull që u njohën në tinder dhe në shtator martohen. Uenxhi një vajzë shqiptare që jeton jashtë tregoi në emision eksperiencën e saj.
“Më pëlqeu se folëm për gjëra që na pëlqenin dhe jo për gjëra banale. Familja nuk u fut fare në këtë pjesë, s’kishte rëndësi se ku u njohëm, për sa kohë ai më respekton mua, njoh shumë çiftë që janë njohur nga tinderi, unë gjeta dashurinë e jetës”. Tha ajo.
Top Channel