Marina ruse përdor dronin nënujor Marlin-350 në manovrat në Detin e Zi (fotot)

09/02/2022 17:30

Agjencia Tass njoftonte dje se flota ruse e Detit të Zi kishte dislokuar një robot nënujor të kontrolluar në distancë që gjurmonte për mjete detare të paautorizuara, me qëllim “mbrojtjen e gjirit të Novorossiysk, kundër sabotatorëve”.

Pas zbulimit të armikut të supozuar, “ushtari nënujor” përfshihej në betejë me sabotatorët, duke praktikuar teknika zhytjeje, duke përdorur armë të mprehta dhe duke qëlluar pushkë speciale ujore si pistoletat SPP-1 thanë zyrtarët.

Mjeti luftarak inspektonte pjesët e zhytura të nëndetëseve ose dhe fundin e detit për të zbuluar shenja të aktivitetit armik.

Zyrtarët thanë se manovrat u kryen megjithë kushtet e vështira të motit dhe detin e ashpër.

Marina ruse tha se skuadrat e saj anti-sabotator “mbrojnë anijet dhe nëndetëset e flotës nga forca zbuluese ose subversive”.

Sipas tyre, skuadrat detare anti-sabotator janë të pajisura me barka të shpejta klasit Grachyonok e Raptor, pajisje të avancuara zhytjeje, sonarë, dhe armë të veçanta për betejë në tokë e nën ujë.

Mjeti zhytës pa ekuipazh Marlin-350 ishte krijuar për zbulimin e nëndetëseve në avari dhe të objekteve të tjera në ujërat bregdetare për ekzaminimin e tyre.

FOTO GALERI
1/4
Flota ruse e Detit të Zi tha se kishte dislokuar një robot nënujor të kontrolluar në distancë që gjurmonte për mjete detare të paautorizuara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA