Shtëpia e “BBV” ka mirëpritur për darkë Balinën dhe Arbër Hajdarin.
Të gjithë rreth tryezës nuk kanë hezituar të shkëmbejnë batuta, ironi, ngacmime apo opinione me njëri-tjetrin.
Diskutimi ndali edhe tek raporti i dyshes Donald- Ilir.
Arbër Hajdari dhe Monika ngacmuan dyshen duke rrëfyer me bindje se do të jenë miq pas kësaj eksperience.
Iliri tregoi se të ardhmes nuk i dihet duke pranuar se mes tyre do të ketë gjithnjë mungesë besimi.
Nga ana tjetër Donaldi shtoi se ata “nuk kanë qenë asnjëherë vëllezër dhe se kanë 4 muaj që po i hanë kockat njëri-tjetrit”.
Pjesë nga debati:
Arbri: Unë mendoj se do keni një super miqësi me njëri-tjetrin
Monika: Ata merren vesh me sy
Donaldi: Avah avash se nuk kei qenë ndonjëherë vëllezër. Nëse do më marri në celular herën e parë s’do t’ja hap por të dytën mbase po
Iliri: Unë mendoj se mes nesh do të ketë gjithnjë një mungesë besimi
Donaldi: Unë t’i kam ngrenë kockat ty, sigurisht që edh ti mua
Iliri: Epo kush është dobësuar më shumë?
Top Channel