Fluturim në lartësi të ulët dhe një “armë sekrete”, si mund ta “verbojë” Rusia NATO-n

08/02/2022 17:37

Në rastin e një konflikti me Rusinë, forcat ajrore të SHBA-së dhe NATO-s do të përballen me një problem, në dukje të vogël, por që mund të dëmtojë shumë hapësirën ajrore midis forcave tokësore dhe bombarduesve nga lart.

Forcat ruse përdorin dronë të vegjël taktikë, thonë analistët ushtarakë, raketa që fluturojnë ulët, sisteme të luftës elektronike dhe municione lundruese, të cilat mund ta sfidojnë shumë epërsinë  ajrore konvencionale. Me një kufi të kontestuar mes ajrit dhe tokës, forcat tokësore të NATO-s nuk mund të llogarisin gjatë luftimeve një ombrellë të afërt të mbrojtjes ajrore.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, gjenerali Valery Gerasimov, vuri në dukje në vitin 2018 se lufta moderne është “… e paimagjinueshme pa drone – ato përdoren nga gjuajtësit, pilotët – të gjithë”.

Një numër i madh dronësh luftarakë rusë dhe artilerie kundërajrore të drejtuar nga radarët, si dhe raketa tokë-ajër me rreze të shkurtër veprimi (SAM) dhe sisteme të mbrojtjes ajrore të lëvizshme nga njeriu (MANPADS) si SA-24 Igla-S dhe SA -25 Seritë Verba do ta bëjnë situatën më të rrezikshme e vdekjeprurëse.

Në Ukrainën lindore, që nga viti 2014, Rusia dhe forcat e saj kanë përdorur dronë të shumtë të vegjël, që fluturojnë në lartësi të ndryshme, për të marrë shënjestër e për të pikasur sulmet e artilerisë. Falë tyre, zjarri i artilerisë ka pasur një saktësi fatale. Në të ardhmen, Rusia ka në plan të përdorë shume ato që njihen si “dronë kamikazë” – për të krijuar një lloj “fushe të minuar ajrore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA