Soreca: Presim më shumë nga SPAK. Ambasadori i BE: Afati i Vetingut duhet të zgjatet

07/02/2022 14:59

Ambasadori i BE Luigi Soreca nga Korça ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e vettingut dhe e ka konsideruar të arsyeshme votën për zgjatjen e afatit të institucioneve të tij ndërsa ka theksuar se puna duhet të vazhdojë edhe më tej.

Ambasadori ka thënë se puna nga SPAK nuk është e mjaftueshme dhe se pritshmëritë janë më të larta edhe nga të gjitha institucionet e tjera

Soreca: Ashtu siç e thashë ne shohim sinjale të mira si nga puna e gjyqtarëve dhe nga prokurorët. A mjafton kjo? Jo ne presim edhe më shumë nga të gjithë ato institucione që janë të përfshira në sistemin e drejtësisë.

Sakaq ai ka preferuar të mos shprehet direkt për vendimin e dhënë për ish ministrin Saimir Tahiri por ka vënë theksin tek treguesit pozitiv të vendimeve të gjyqësorit. Nga ana tjetër Soreca ka preferuar të mos japë një koment lidhur me lëvizjet e Berishës.

Soreca: Më lejoni të mos komentoj, në lidhje me zhvillimet e brendshme të Partisë ne i kemi ndjekur dhe vijojnë të ndjekim parimin e mos ndërhyrjes do të ketë edhe zgjedhje pra siç e dimë në të ardhmen. Por ne vazhdojmë punën tonë duke biseduar me të gjitha forcat politike në vend për të gjitha ccështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit e në veccanti edhe për zgjatjen e vetingu

Këto deklarata ambasadori i ka bërë nga universiteti i Korçës ku ka qenë i pranishëm në një aktivitet të organizuar për financimet nga skemat e IPARD për mbështetjen në sektorin e bujqësisë.

Top Channel