Nxënësi 18-vjeçar i del në mbrojtje mësueses së fizkulturës me të cilën fjeti në hotel pas festës (fotot)

07/02/2022 20:41

Një ish-nxënës i shkollës së mesme që kreu marrëdhënie intme me mësuesen e tij të fizkulturës kur ishte 18 vjeç, pasi kishin pirë verë, rum e birra në mbrëmjen e maturës, thotë tashmë se i vjen keq që asaj po i hiqet liçenca e mësimdhënies.

Melissa Tweedie akuzohet se ka festuar me nxënësit në një klub nate në Glasgow, Skoci, para se të shkonte me ta në një hotel në qershor 2017, kur ajo ishte 23 vjeçe.

Heather Prentice, zv. Drejtoresha e shkollës Gleniffer tha se ishte e shqetësuar për veshjen e zonjushës Tweedie që prej nisjes së mbrëmjes.

Ish-mësuesja e fizkulturës raportohet se kishte nisur të kërcente në mënyrë të papërshtatshme me nxënësit dhe më pas kishte kaluar natën me një prej tyre, i cili ishte asokohe 18 vjeç.

Ish-studenti, i njohur tashmë vetëm si Nxënësi A, dha sot dëshminë e tij për akuzat e ngritura ndaj zonjushës Tweedie, duke thënë në Këshillin e Mësuesve të Skocisë, se i vjen keq që ajo po hetohet.

“Unë e kisha mbaruar shkollën. Për mua nuk ishte një mbrëmje studentësh, diçka e tillë mund të më ndodhte në çdo mbrëmje që dilja për t’u zbavitur”, tha ai.

Nxënësi A tha se kishte pirë tre apo katër birra, rum dhe pije të tjera, para se të bënte seks me zonjushën Tweedie në dhomën e tij të hotelit.

Ai thotë se Tweedie, e cila jeton tashmë në Dubai ku punon si mësuese joga, kishte qëndruar në dhomën e tij para se të largohej në 8.00 të mëngjesit ditën tjetër.

Mesuesja e fizkultures akuzohet per sjellje te papershtatshme

Në seancë u tha se mësuesja e fizkulturës nuk preferonte të merrte këshilla nga stafi dhe kishte shkuar të qëndronte me nxënësit.

Nxënësi A tha në seance: “Nuk kishim pasur lidhje të tjera para mbrëmjes. Zonjusha Tweedie u ul në tavolinën tonë por nuk po pinte. Unë po”.

Pas mbrëmjes studentët kishin rezervuar dhoma në hotelin Premier Inn disa minuta larg në këmbë nga bari.

Nxënesi A tha: “Nuk e ftova zonjushën Tweedie në hotel. Nuk e di sesi erdhi aty. Në hotel unë shkova në një dhomë tjetër dhe gjeta aty mësuesen e fizkulturës me disa nxënës të tjerë. Pas një ankese për zhurmë, në dhomë mbetëm vetëm unë dhe zonjusha Tweedie. Ne u puthëm, asnjë nga ne nuk e nisi. Zbritëm poshtë dhe bëmë seks në dhomën time.Ajo qëndroi aty dhe të dy u larguam mëngjesin tjeter në ora tetë”.

Zv. Drejtorja e shkollës tha në seancë: “Fustani i saj në mbrëmje ishte shumë i lirshëm, i shkurtër dhe i hapur. Nuk dukej si një mësuese por si dikush që po dilte për fundjavë. Ajo kërcente vetëm me nxënësit meshkuj. Kur erdhi koha të largoheshim ne mësuiesit kishim transportin tonë por Tweedie nuk dukej gjëkundi”.

Policia skoceze është njoftuar për incidentin dhe ka vendosur se nuk ka vend për hetime kriminale.

Seanca disiplinore e bordit të mësuesve vazhdon.

FOTO GALERI
2/6
Një ish-nxënës i shkollës së mesme kreu marrëdhënie intme me mësuesen e tij të fizkulturës kur ishte 18 vjeç

Top Channel