Një prej punëtorëve të shpëtimit është vlerësuar si hero për përpjekjet e tij të dëshpëruara në gërmimet për 5-vjeçarin që u gjet i vdekur të shtunën pasi ra në një pus në veri të Marokut. Sot u krye funerali i të voglit në Marok.
Përpjekja e gjerë tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës por kur i vogli u arrit nga grupet tragjikisht kishte ndërruar jetë.
Sot u mbajt ne vend funerali i Rayan me pjesemarrje te gjere te komunitetit.
Video të reja tregojnë përpjekjet heroike të shpëtimit, të gërmimeve vertikale e horizontale megjithë rrezikun e rrëshkitjes së dheut.
Për tre ditë kërkuesit me bulldozerë gërmuan një gropë horizontale për të arritur djalin e bllokuar, në konsultim me ekspertë të inxhinierisë topografike.
Sahraoui u vlerësua më shumë për punën e tij nga audienca e gjerë online.
“Bwa Sahraoui është një nga vullnetarët që për tre ditë ka gërmuar me duar për të shpëtuar Rayan! Një hero i vërtetë!”, thuhej në komente.
Mbreti maroken Mohammed VI i shprehu ngushëllimet prindërve të fëmijës, ndërsa Papa Françesku i bëri homazh viktimës dje në Vatikan, duke falenderuar popullin maroken që u mobilizua për shpëtimin e djalit.
Prindërit e Rayan ishin në shoqërinë e qindra fshatarëve që ndoqën operacionin e shpëtimit.
Fshati me rreth 500 banorë është i mbushur me puse të thella, të cilat përdoren për ujitje dhe shumë prej tyre kanë mbulesa për të parandaluar tragjedi si kjo e Rayan.
Top Channel