Tensionet me Rusinë dhe pasojat që ato mund të kenë edhe mbi furnizimin me energji apo dhe koston e saj, po shndërrohen ngadalë në një prioriret gjeostrategjik.

Në Washington, zhvillohet  takimi i Këshillit të përbashkët të Energjisë BE-SHBA me përfaqësues të administratës Biden dhe asaj të bllokut europian.

Të pranishëm në mbledhje do të jenë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sekretarja amerikane për Energji, Jennifer Granholm, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, komisionarja europiane për Energji, Kadri Simson dhe përfaqësues të tjerë nga të dyja palët. Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tregoi se qëllimi i takimit është bashkëpunimi për të zvogëluar varësinë nga rusia përsa i takon furnizimit të Europës me energji.

Temë diskutimi është dhe siguria e furnizimit me energji e Ballkanit Perëndimor dhe integrimi energjetik i rajonit me BE-në do të jenë temë diskutimi në takimin e Këshillit BE-SHBA. Në draft-deklaratën që pritet të miratohet, një pjesë e zë edhe pjesa për Ballkanin Perëndimor.

Këshilli përsërit rëndësinë e ndërtimit të një sistemi konkurrues, transparent dhe të integruar energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe tregjet e asociuara, reformat e rregullatorëve në përputhje me politikën e zgjerimit dhe obligimet nga Traktati i Komunitetit të Energjisë”, thuhet në draft-deklaratë.

Top Channel