Adoleshenti shpëton jetën e bebes teksa shpërndante pica në adresë në Be’er Sheva (fotot)

07/02/2022 17:31
Kur dëgjoi të bërtiturat në shtëpi 17-vjeçari kuptoi menjëherë që diçka nuk shkonte

I riu Gilad Zargari ishte duke sjellë porosinë e picës në adresën e listuar kur dëgjoi ulërima tmerri që vinin nga brenda shtëpisë.

Me inteligjencë e mendim të shpejtë ai arriti të shpëtojë jetën e një fëmije 14-muajsh.

Nxënësi i shkollës së mesme në qytetin izraelit të Be’er Sheva punonte si shpërndarës picash në fundjavë dhe gjithashtu si vullnetar në shërbimin mjekësor të emergjencës.
Kur dëgjoi të bërtiturat në shtëpi 17-vjeçari kuptoi menjëherë që diçka nuk shkonte dhe trokiti në derë.

Dera u hap dhe Zargari i prit nga Ran — një baba i ri që dukej i tronditur. Ran i tha se bija 14-muajshe ishte në gjendje të keqe.
Zargari i tha babait se kishte trajnim mjekesor dhe të dy shkuan në dhomën tjetër, ku nëna po mbante fëmijën e vogël që ishte në një krizë të dridhurash.

Gilad ekzaminoi fëmijën dhe kuptoi se vuante nga një ethe të rënda. Adoleshenti mbështolli fëmijën me një peshqir të lagur për ta ftohur dhe thirri ambulancën.

Kur erdhi ndihma mjekësore gjendja e fëmijës ishte stabilizuar dhe ajo u rizgjua, falë ndërhyrjes së Gilad, shkruan e përditshmja vendase Ynetnews .
Mjekët thanë se veprimet e Gilad mund të kenë shpëtuar fëmijën nga ndoshta dëmtime në tru apo dhe vdekja.

Prindërit thanë se nuk mbanin mend që kishin porositur pica prej tronditjes por ishin të lumtur që dërguesi i ushqimit i shpëtoi vajzën e tyre.
Gilad, i cili punon prej një viti me shërbimet mjekësore e përshkruante situatën si shumë të pazakontë.

“Jeta në jep mundësi të bëjmë mirë. Jam i lumtur që isha aty në momentin e duhur për të shpëtuar një jetë”, tha ai.

FOTO GALERI
1/3
I riu Gilad Zargari me inteligjencë e mendim të shpejtë ai arrititë shpëtojë jetën e një fëmije 14-muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA