08/11 13:25
Presidenti i vendit Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij videon e realizuar në Top Channel të emisionit të gazetarit Marin Mema, “Gjurmë Shqiptare”.
Ai ka përgëzuar punën e Memës, duke theksuar se shpopullimi i Shqipërisë është një projekt i qëllimshëm antikombëtar.
“Shpopullimi i Shqipërisë është një projekt i qëllimshëm antikombëtar. Më shumë se kurrë, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim, që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre, ku të jetojnë të qetë dhe të ndërtojnë të ardhmen e sigurt europiane! Të gjithë bashkë kundër shpopullimit të Shqipërisë!
Përgëzime gazetarit Marin Mema për profesionalizmin e tij!”, shkruan Meta.
Top Channel