14 vjeçarja, Enesa Azemi vuan nga problemet me shikimin, gjë që po ia vështirëson edhe shkollimin.

Ajo thotë që përpos bullizimit që i vije nga shoqëria e shpesh edhe mësimdhënësit, shkolla në Vushtrri, ku ajo vijon mësimet nuk ia plotëson as kushtet për arsimim.

Nxënësja tregon se nuk kanë pasur as asistentë siç parashihet me një udhëzim administrativ që ka nxjerrë Ministria e Arsimit

 Ajo pjesën tjetër të aktiviteteve pas mësimit i vazhdon në OJQ “Drita Jonë”. Sipas drejtoreshës së kësaj qendre ndihmë rreh 100 fëmijëve.

 Nga drejtoria komunale e arsimit në Vushtrri thonë që janë duke punuar për të siguruar më shumë asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.

Sipas statistikave, në këtë komunë janë 120 nxënës me nevoja të veçanta që vijojnë mësimin pa kushtet e duhura.

Top Channel