Vdes Rayan, fëmija 5 vjeçar që ra në një pus katër ditë më parë në Marok. Ai ndëroi jetë vetëm pak çaste pasi doli nga pusi.
I mituri qëndroi në një thellësi prej 32 metra, ndërsa pusi ishte i gjerë vetëm 25 centimetra.
Në hyrje të pusit qëndruan me ditë të tëra qindra persona që prisnin se çfarë do të ndodhte me vogëlushin. Ndërkohë që një ambulancë e shoqëroi me urgjencë 5 vjeçarin në spital.
Fëmija u mbajt në jetë nga një tub me oksigjen që ja kishin hedhur nga lart forcat e shpëtimit si dhe një tub tjetër që i dërgonin ujë.
Operacioni për ta nxjerrë ishte shumë kompleks pasi rrezikonte të shembej gjithçka dhe fëmija të rrëshqiste edhe më poshtë pasi thellësia e pusit ishte 60 metra. Forcate shpëtimit e arritën të hapnin një tunel tjetër paralel me atë ku ndodhej rayan dhe nga aty e nxorrën vogëlushin.
Pusi ndodhej vetëm pak metra nga shtëpia e 5 vjeçarit që teksa luante ra brenda. Lajmi për nxjerrjen e Rayanit bëri jehonë në të gjithë mediat ndërkombëtare që e ndoqën me interes të madh historinë me një fund tragjik.
Top Channel