Autoritetet në qytetin amerikan të Minneapolis, publikuan pamjet ku oficerët qëllojnë për vdekje një 22-vjeçar afro-amerikan pasi hyjnë në shtëpinë e tij.
Sipas policisë Amir Locke u vra nga oficerët në apartamentin e tij pasi “po nxirrte një pistoletë nga batanija me të cilën ishte mbuluar”.
Hyrja e oficerëve në apartament me çelësin e tyre deri tek të shtënat ndaj Locke, zgjati dhjetë sekonda. I riu u shpall i vdekur në spital. E përditshmja vendase Star Tribune shkruante se emri i Locke nuk përmendej në mandatin e kontrollit të banesës, dhe ne video nuk dëgjohet asnjë paralajmërim nga policët.
Avokatët e familjes së të ndjerit thanë se ai zotëronte një “armë zjarri të ligjshme” dhe se nuk kishte precedentë penalë. Nëna e tij tha për mediat: “Ne duam drejtësi për djalin tonë.” Në video oficerët shihen që përdorin një çelës për të hapur derën kryesore të apartamentit dhe pasi janë brenda thërrasin: “Policia, kemi mandat kontrolli”.
Mineapolis është qyteti ku u George Floyd u vra gjate arrestimit nga policia në 2020 çka u pasua me indinjatë e protesta masive.
Top Channel