Maqedonia e Veriut vijon të përballet me shifra të larta të të infektuarve me COVID. Edhe numri i viktimave është i lartë, pasi në 24 orë ndërruan jetë 29 të infektuar.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.045 raste të reja dhe 2.418 persona janë shëruar.

Vendi ka regjistruar 278.182 të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë, 8.578 të vdekur dhe 257.280 persona janë shëruar.

Top Channel