Si po përdor Kina Lojrat Olimpike për të fshehur shtypjen, kontrollin absolut teknologjik, torturën dhe ekzekutimet (fotot)

05/02/2022 21:11

Teksa sytë e botës janë te Pekini për hapjet ekstravagante të Lojrave Olimpike 2022, kritikët akuzojnë Kinën se po përpiqet “të zbukurojë” imazhin shqetësues të kontrollit total, torturës dhe ekzekutimeve që ushtrohen në vend ndaj çdo elementi disidence.

E përditshmja britanike The Sun shkruan se të fshehura nga pamja e përgjithshme e olimpiades, janë abuzime të frikshme të të drejtave të njeriut që kryhen gjatë gjithë kohës nga regjimi.

Organizatat e të drejtave të njeriut insistojnë se autoritetet kineze nuk duhen lejuar të shfrytëzojnë Lojrat Olimpike si një mundësi për të “shpëlarë” reputacionin e tyre të njollosur.

Ashtu si në Lojrat e vitit 2008, ‘The Sun’ shkruan se Kina ka krijuar një imazh të jashtëm “të shkelqyer” me qëllim “të fshijë poshtë qilimit” precedentët e tmerrshëm të gjyqeve të paracaktuara, të ekzekutimeve, disa nga torturave më të tmerrshme, ose në disa raste genocidin.

Grupi Amnesty International ka dënuar Kinën për “shpëlarje” të imazhit me qëllim largim të vëmendjes nga të dhënat e tmerrshme të regjimit në të drejtat e njeriut.

Alkan Akad, kreu i Amnesty International, për Kinën tha për The Sun Online: “Qeveria kineze po përpiqet të kapitalizojë me shkëlqimin dhe interesin publik te sportet, për të mbuluar precedentët e përçmueshëm me të drejtat e njeriut.”

Eksperti shton se Kina kërkon të reklamojë statusin si superfuqi, por të drejtat e njeriut në vend janë më keq se në vitin 2008.

Në100 vjetët e krijimit të saj, partia komuniste e Kinës ka drejtuar një regjim vrastar që besohet se është ekzekutuesi më i madh në botë i njerëzve.

“Mijëra njerëz zhduken çdo vit në duart e përgjakura të autoriteteve me skuadra pushkatimi, injeksione fatale apo automjeteve të levizshme te vdekjes”.

Numri i vërtetë i të vrarëve nga Partia Komunsite besohet se është shumë i lartë  por regjimi i quan shifrat sekrete shtetërore.

Histori tmerri kanë ardhur shpesh nga “burgjet e zeza” të Kinës që prej presidencës së Xi Jinping, me raportime për qytetarë të rrëmbyer nga rruga e të futur nëpër qeli.

Në ‘burgjet e zeza’ njerëzve u ndërpritet çdo kontakt me botën e jashtme dhe merren në pyetje pandërprerje për gjashtë muaj duke marrë çdo lloj pranimi me forcë, kërcënime apo tortura.

Aktivisti i të drejtave të njeriut Peter Dahlin  thotë për The Sun se ishte burgosur në një qeli anti-vetëvrasje me dy rojë që i bënin shoqëri çdo sekondë për 23 ditë, pasi 20 policë bastisën apartamentin e tij në Pekin në mes të natës.

41-vjeçari britanik nuk lejohej të flinte apo të kontaktonte ambasadën, teksa merrej në pyetje nga gjashtë deri në 12 orë pa ndërprerje.

Të tjera raportime flasin për burgosje të qindra mijëra minoritarëve ujgurë muslimanë, dhe të tjera që janë vendosur në “kampet shtetërore të riedukimit”, që nuk kanë asnjë ndryshim nga kampet e përqendrimit.

The Sun shkruan se gratë ujgure janë sterilizuar, torturuar e abuzuar në institucionet e vuajtjes.

Viktimat thonë se janë torturuar me metoda të krijuara për të shkaktuar maksimumin e dhimbjes e turpërimit.

FOTO GALERI
1/11
Kritikët akuzojnë Kinën se po përpiqet “të zbukurojë” imazhin shqetësues të kontrollit total, torturës dhe ekzekutimeve që ushtrohen në vend

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA