Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria do të udhëheqin bashkërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-S, qëndrimet dhe veprimet konkrete që lidhen me situatën e tensionuar në Ukrainë.
Kryeministri Edi Rama e quajti këtë zhvillim si tejet pozitiv për vendin tonë në arenën ndërkombëtar.
RAMA: Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse, ky është termi, në Këshillin e Sigurimit në Kombeve e Bashkuara lidhur me çështjen e Ukrainës. Për të qenë pak më konkretë, krijimi i këtij çifti SHBA dhe Shqipëri në Këshillin e Sigurimit për të qenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet tanimë partnerë të ngushtë në këtë proces do të ndërmarrin, gjë që konfirmon qartësisht një pozicion paekuivok të vendit tonë dhe nga ana tjetër duke qenë aktiv në një çështje kaq akute si kjo e Ukrainës, por edhe të gatshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ne faktikisht përkufizojmë edhe me qartë në sytë e të gjithëve, atë që dëshirojmë të jetë roli ynë, një forcë që kontribuon për të mirën.
Shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka tregoi detajet se si do të zhvillohet ky bashkëpunimi mesh SHBA dhe Shqipërisë në këshillin e sigurimit për Ukrainën.
Kryeministri Edi Rama shpjegoi pse ka mbetur pa përgjigje letra e ministrit të jashtëm rus Lavrov dërguar kancelarive perëndimore mes tyre edhe Shqipërisë.
RAMA: Më tregoni një qeveri tjetër që është marrë me atë letër, sepse ajo letër nuk i drejtohet Shqipërisë, ajo letër i drejtohet të gjithë vendeve anëtare të NATO-s dhe të OSBE-së dhe asnjë qeveri nuk është marrë me atë letër publikisht. Çdo qeveri e ka marrë atë letër, e ka lexuar, por e lexon, ndërkohë që qëndrimet tona janë publike, janë të qarta, janë të drejta besoj unë. Ne nuk kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona bilaterale me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik i Shqipërisë, por ne kemi një ndarje shumë të qartë në këtë pikë dhe gjithë zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e Partisë Demokratike, që ta themi qartë. Nuk ka lidhje fare me ne dhe me qeverinë dhe me marrëdhëniet ndërkombëtare e me Ukrainën, e me Rusinë e me të gjitha. Është një zhurmë brenda atij katundi mes të marrëve që kanë marrë peng qytetarët e mirë dhe të arsyeshëm demokrat.
E pyetur nga Top Channel për numrin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Ukrainë ministria Olta Xhacka tha se aktualisht, janë 10 qytetarë Shqiptarë, të cilët punojnë për misionit e monitorimit të OSBE- në Ukrainë.
Top Channel