Autoritetet në qytetin amerikan të Minneapolis, publikuan sot pamjet tragjike ku oficerët qëllojnë për vdekje një 22-vjeçar afro-amerikan pasi hyjnë në shtëpinë e tij.
Sipas policisë Amir Locke u vra dy ditë më parë nga oficerët në apartamentin e tij pasi “po nxirrte një pistoletë nga batanija me të cilën ishte mbuluar”.
I gjithë episodi që prej hyrjes së oficerëve në apartament me çelësin e tyre deri te të shtënat ndaj Locke, zgjati dhjetë sekonda.
I riu u shpall i vdekur në spital.
E përditshmja vendase ‘Star Tribune’ shkruante se emri i Locke nuk përmendej në mandatin e kontrollit të banesës, gjatë të cilit ne video nuk dëgjohet asnjë paralajmërim nga policët.
Avokatët e familjes së të ndjerit thanë se ai zotëronte një “armë zjarri të ligjshme” dhe se nuk kishte precedentë të tjerë penalë.
Nëna e tij tha sot për mediat: “Ne duam drejtësi për djalin tonë.”
Në video oficerët shihen që përdorim një çelës për të hapur derën kryesore të apartamentit dhe pasi janë brenda thërrasin: “Policia, kemi mandat kontrolli”.
Mineapolis është qyteti ku u George Floyd u vra barbarisht gjate arrestimit nga policia në 2020 çka u pasua me indinjatë e protesta massive.
Top Channel