Pas shumë debateve dhe akuzave, Mikela dhe Erioni janë përballur me njëri-tjetrin. Erioni, i cili në puntatën e javës së kaluar të Për’puthen Prime pati një përballje me Anën që u ngrit dhe puthi në buzë Edin, duket se është rikthyer sërish tek Mikela.
Ai ia tha troç se ka qenë dhe është pëlqimi i tij. Përvec kësaj, Mikela i kërkoi falje dhe e falenderoi për disa situata. Përveç kësaj kishte dyshime dhe e pyeti nëse largimi i Anës e bëri të reagojë kështu. Në përfundim, shkëmbyen përqafim dhe puthje ndërsa Mikela zgjodhi Erionin për takimin e kësaj jave.
Erioni: Unë në asnjë moment nuk i kam diferencuar vajzat, thjesht kam thënë që nuk e di ku jam me veten.
Mikela: Tu qartësuan idetë pas asaj që ndodhën Primen e kaluar.
Erioni: Mu qartësuan idetë me atë vajzën. Atë përballje e kërkova vetëm për tu qartësuar se nuk kam ardhur këtu për të grumbulluar femrat. Nuk po them që as u dashurova, as vdiqa pas dikujt.
Mikela: Dua të të falenderoj se pavarësisht agravimeve dhe deri tek shuplaka, kurrë nuk më hodhe poshtë dhe nuk pate një sjellje të njëjtë. Me këtë gjest, të gjithë provokimet e mia për pjesën e burrnisë i hodhe poshtë duke më treguar që je akoma më burrë. Të kërkoj ndjesë nëse je ofenduar.
Erioni: Thuaje dhe njëherë.
Mikela: Je shumë burrëror.
Erioni: Mënyra që do ti rregullojmë gjërat mos ka ardhur nga fakti që personi tjetër u largua dhe do të kthehesh prap tek unë.
Mikela: Nuk ka të bëjë asgjë. Dhe kur isha me të, ngacmimet t’i bëja.
Top Channel