Formacionet e Kastrioti-Dinamo/ Shkëmbi ndryshon skemë, Ibraimi në stol

05/02/2022 13:31

Kastrioti-Dinamo është takimi i parë i javës së 19-të.

Dy skuadrat do të përballen mes tyre në stadiumin e Kamzës (13:45), që do të transmetohet në Supersport 3. Të dy skuadrat do të zbresin në fushë për të marrë pikët maksimale, teksa trajnerët Emiliano Çela dhe Bledi Shkëmbi kanë zgjedhur titullarët e këtij takimi.

Vendasit zbresin në fushë me skemën 4-1-4-1. Tre ndryshime ka bërë Çela në krahasim me sfidën e fundit ndaj Vllaznisë. Prodani është transferuar te Dinamo, teksa janë ulur në stol Basha dhe Ajazi. Në vend të tyre do e nisin si titullarë Kodra, Hasani dhe braziliani Kaina në majë të sulmit.

Ndryshime edhe te Dinamo. Blutë zbresin në fushë me skemën 4-4-2. Kapiteni Ibraimi do e fillojë sfidën nga stoli, Imami rikthehet titullar në prapavijë në vend të Sofranac, ndërsa ofensiva do t’i besohet dyshes Reginaldo-Chinedu. Lilaj do të jetë kapiteni i ekipit kryeqytetas sot. Arbitri kryesor i ndeshjes është Indrit Myrtja.

Formacionet zyrtare

KASTRIOTI (4-1-4-1): Sali; Neziri, Hussein, Dida, Rami; Karakaçi; Kodra, Okebugwu, Hasani, Greca; Kaina. Trajner: Emiliano Çela.
DINAMO (4-4-2): Simoni, Malikji, Demiri, Imami, Samake; Bardhi, Lilaj, Sidibe, Denisson; Reginaldo, Chinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Gjyqtarë: Indrit Myrtja (kryesor), Elvis Gjoka, Mehmet Bega, Olsid Ferataj. VAR: Kreshnik Cjapi, AVAR: Orgest Grabova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA