Një ditë Kate Smith nga Mesa Arizona në SHBA, u zgjua dhe gjeti një grup macesh të egra që ishin vendosur në kopshtin para hyrjes së saj. Ajo nuk u surprizua nga zhvillimi dhe nisi të postonte fotot e tyre në rrjetet sociale.
“Me sa duket jam kthyer një agjenci rezidence për macet e egra”, shkruante gruaja. “Ishin dy javës që shkoi dhe tre tani që janë vendosur në kopshtin para hyrjes time”.
Me kalimin e kohës maçokët u rehatuan gjithnjë e më shumë dhe afroheshin te dera e shtëpisë së Smith.
“Këta kanë një muaj që rrinë këtu”, shkruan gruaja për të interesuarit në rrjetet sociale.
“Më thanë se këlykshët janë tashmë të rritur sa për të dalë vetë në gjueti, por ata nuk po lëvizin”.
Kjo nuk është hera e parë që maçokë të tillë afrohen në shtëpinë e Smith e cila jeton në rezervatin natyror Usery, por takimet e mëparshme kishin zgjatur vetëm disa ditë.
Smith kontaktoi zyrtarët e kafshëve e peshkut në Arizona për situatën por përgjigja e tyre nuk ishte inkurajuese.
“Ata më thanë se nëse i largojmë nga territori i tyre nuk do të mbijetojnë. Janë kafshë shumë territoriale dhe nëse i vendos në një zonë tjetër , nuk ja dalin dot”.
“Gjithsesi jemi të lumtur që kemi përsëri hapësirën tonë të kopshtit megjithse na merr malli për riqebujt”, shkruante Smith.
Top Channel