Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan pohoi se ka rezultuar pozitiv në testin për variantin Omicron të koronavirusit.
Përmes një postimi në Twitter, Erdogan tha se si ai, ashtu e shoqja kanë patur deri tani simptoma të lehta të sëmundje dhe shtoi se punën, do ta vazhdojë nga shtëpia.
“I presim lutjet tuaja”, ka shkruar kreu i shtetit turk.
Nëntorin e vitit qe shkoi, autoritetet turke vunë nën hetim 30 persona të cilët u akuzuan për postime dezinformuese në rrjetet sociale lidhur me shëndetin e Erdoganit. Policia turke tha atëherë se këto individë kishin publikuar “përmbajtje manipuluese” në Twitter duke përdorur hashtagun #olmous (i vdekur).
Ky hashtag filloi të përdorej teksa spekulimet për shëndetin e Erdoganit ishin në rritje, ndaj bashkëpunëtorët e presidentit turk u përpoqën t`i fashisnin ato duke shpërndarë imazhe të aktiviteteve të ndryshme të tij.
Aludime të kësaj natyre në fakt kanë qarkulluar prej vitesh. Politikanët rivalë që kundërshtojnë qeverinë e Erdogani shpesh e kanë vënë në pikëpyetje shëndetin e Presidentit.
Top Channel