Dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshorten, parandalohet krimi në familje
05/02/2022 15:47
Një 35-vjeçar, që dhunoi dhe më pas kërcënoi me armë bashkëshorten, u arrestua në Shkodër.
Policia njofton se 32-vjeçarja me iniciale B.K. u ka telefonuar, duke denoncuar burrin, që po e kërcënonte me armën e gjahut.
35-vjeçari me iniciale K.K., banues në lagjen “Skënderbeg”, u arrestua, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Si provë material, u sekuestrua arma e gjahut çifte me fishekë në fole dhe një sasi fishekësh arme gjahu.
Autori i dyshuar do të hetohet nga Prokuroria e Shkodrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja“ dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Top Channel