Një fluks i pazakontë pacientësh është vënë re në spitalin e Bulqizës për shkak si t virozave, Covid-it ashtu edhe atyre që paraqiten për lëndime nga rrëshqitjet si pasojë e ngricave.

Prej ditësh, në urgjencën  e spitalit të Bulqizës ka mbipopullim me pacientë dhe më të prekur rezultojnë fëmijet dhe të moshuarit.

Sipas drejtorit të spitalit, Haziz Jella, konfirmohet se fluksi i pacientëve për çdo ditë, shkon 30 deri në 40 pacientë që kërkojnë ndihmë.

Ndërkohë, kalimtarët ankohen se nuk është marrë asnjë masë nga bashkia për ta shmangur këtë situatë të krijuar nga moti i keq. Deri në një zgjidhje të situatës, mjekët apelojnë që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme, duke qëndruar në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA