Autogol i çuditshëm i portierit 30-vjeçar, fansat akuzojnë për trukim

05/02/2022 16:54

Është padyshim një nga autogolat më të çuditshëm që keni parë dhe është shënuar pikërisht në divizionin e parë të Marokut.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa luhej ndeshja mes Rapid Wed Zem dhe Hasania Agadir.

Miqtë ishin në avantazhin e një goli në minutën e 80’, kur një mbrojtës vendas bëri një kthim të topit te portieri, për të mos rrezikuar pësimin e golit të dytë, por kjo ide rezultoi më pas fatale.

Gardiani 30-vjeçar Mehdi Wagia bëri një marrje të keqe të topit dhe më pas provoi ta largojë në këndore për të mos rrezikuar, por e dërgoi sferën për herë të dytë në rrjetë, duke mbyllur llogaritë e ndeshjes.

Vetë portieri e komentoi si një episod të pafat, megjithatë shumë njerëz në rrjetet sociale janë të bindur që bëhet fjalë për një ndeshje të trukuar dhe 30-vjeçari ka bërë mirë detyrën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA