Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari këtë të shtunë ka marrë titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit.
Bashkia e Elbasanit e ka nderuar z.Hajdari për kontributin e çmuar dhënë në dobi të shtresave në nevojë, duke përçuar frymën e solidaritetit në shoqërinë shqiptare, duke ngritur ndërgjegjen kombëtare në një nivel më të lartë.
Në lidhje me këtë vlerësim ndaj drejtuesit të “Fundjavë Ndryshe”, ka reaguar edhe deputeti socialist, Taulant Balla, i cili përmes një shënimi të shkurtër në Facebook, shkruan se është “një vlerësim i merituar për Arbër Hajdarin”.
“Shumë mirënjohje Arbërit dhe “Fundjavë Ndryshe” për projektet që kemi bashkëpunuar në mbështetje të familjeve në nevojë“, thotë Balla.
Nga ana tjetër, drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” i ka komentuar z.Balla për vlerësimin pozitiv të shfaqur jo vetëm ndaj tij, por edhe veprimtarisë së fondacionit që drejton, duke i shprehur falenderimin e tij për bashkëpunimin dhe realizimin e qindra projekteve të suksesshme në strehim, edukim dhe operacione shëndeti.
“Keni treguar gjithmonë gatishmërinë tuaj z.Balla. Ju faleminderit“, i shkruan Arbër Hajdari.
Ceremonia u mbajt në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, ku morën pjesë miq, kolegë, akademikë dhe familjarë të Arbër Hajdarit, të cilët nga ana e tyre, shprehen vlerësime të shumta për punën e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” dhe drejtorit ekzekutiv të saj.
Arbër Hajdari, tashmë njihet në opinionin publik jo vetëm si drejtues i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, por së fundmi edhe si opinionisti i “Big Brother Vip”, në Top Channel.
Top Channel