Arapi: Duhet të edukohemi për të zbatuar detyrat, do të fokusohemi te Kupa

05/02/2022 19:21

Renato Arapi kërkon ta arkivojë sa më parë këtë humbje të rëndë përballë Partizanit. Trajneri i Teutës, në “Gol pas Goli”, u shpreh:

“Ai gol i pësuar shpejt na dha një goditje dhe erdhi pas një gabimi. U çorganizuam më tepër dhe ishte e pamundur të reagonim diçka. Duhet të edukohemi të zbatojmë detyrat mbrojtëse. Kjo humbje na dhemb, por duhet të shohim përpara dhe të përmirësohemi. Edhe pas golit u mundova t’i thosha skuadrës që nuk duhet të dalim nga detyrat. Ndoshta ka ndikuar edhe lodhja, pasi kemi zhvilluar dy ndeshje në një hark të shkurtër kohor.”

Objektivat: “Po të kishim fituar sot, mund të pretendonim, por ky është realiteti, duhet t’u marrim maksimumin ndeshjeve që kanë mbetur.”

Ndëshkimi i Asion Dajës: “Nuk jam i qartë për kartonin e kuq të Dajës, nuk mund të prononcohem, pasi duhet të bëj analizën e ndeshjes më parë.”

Ndryshimet te Teuta: “Ne e kemi diskutuar edhe herë tjetër që ndryshmet mëdha nuk i bëjnë mirë ekipit, por situata erdhi e tillë. Ndoshta jemi brenda objektivave për të shpëtuar sezonin, do të fokusohemi 100% te Kupa. Aleksi? Është pikë kyçe e ekipit tonë, ndihmon shumë fazën mbrojtëse, për arsye shëndetësore u munduam ta zëvendësonim.”

Mungesë agresiviteti: “Sigurisht që duhet të jemi më agresivë, por shumë i rëndësishëm është komunikimi. Shpresojmë ta përmirësojnë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA