Vrasësja 16 vjeçare vjen në polici e mbështjellë me batanije për t’u dukur ‘e pafajshme’ pasi rrahu për vdekje doktorin homoseksual (fotot)

04/02/2022 15:39

Një adoleshente vrasëse që torturoi për vdekje një doktor baba i dy fëmijëve, tentonte të dukej e pafajshme në marrjen në pyetje duke u mbështjellë lirshëm me një batanije.

17 vjeçarja Dionne Timms-Williams, i përgjigjej “no comment” pyetjeve të oficerëve.

Disa orë më parë ajo me dy vrasës së tjerë, shiheshin duke qeshur teksa rrihnin për vdekje 54 vjeçarin  Dr Gary Jenkins në një park në Cardiff të Uellsit.

Edwards, Timms-Williams, e Lee Strickland u shpallën dje fajtorë për vrasjen e Dr Jenkins.

Në pamjet e regjistruara në stacionin e policisë Timms-Williams shihet që kafshon buzën dhe refuzon t’i përgjigjet pyetjeve të hetuesve, pa treguar asnjë emocion.

Më vonë ajo lëshoi një deklaratë ku tha se ishte detyruar të bashkohej me sulmin pasi trembej nga dy të akuzuarit e tjerë.

Vajza jetonte me nënën e saj Lisa Timms, 43 vjeçe në fshatin Creigiau, pranë Cardiff.

Por në gjykatë u tha se ajo kishte dalë me dy shokët “për të gjetur dikë për të dhunuar e grabitur” në orët e vona të 20 korrikut të vitit të shkuar.

Timms-Williams ishte regjistruar teksa i thoshte miqve të saj para sulmit: “Nëse do të rrimë në këtë dreq parku, të paktën të vjedhim diçka”.

Në gjykatë u tha se Timms-Williams qeshte e kënaqur teksa godiste me grushte e shkelma Dr Jenkins.

Ndërsa kur Dr Jenkins ishte i gjakosur përtokë, ajo dëgjohet që thotë: “Sa mirë, kisha nevojë për këtë.”

Prokurori Dafydd Enoch e përshkruante adoleshenten si “një vajzë e re shumë e trazuar”.

Ai shtoi: “Ne ju kërkojmë të mos bëni gabimin të mendoni se 16 vjeçarja ishte përfshirë në diçka që nuk ishte faji i saj”.

“Ajo ishte plotësisht vetvetja, duke qeshur e duke u zbavitur gjatë sulmit, ishte një torturë”.

Viktima Dr Jenkins ishte biseksual, dhe miqtë e kolegët e dinin se dilte në park vonë për t’u përfshirë në aktivitete seksual konsensual me burra të tjerë.

Prokuroria tha se sulmi ndaj Dr Jenkins “motivohej nga lakmia, homofobia dhe tendenca ndaj dhunës. Tre të akuzuarit po kërkonin për homoseksualë në park që t’i grabisnin”.

Denimi per treshen do te jepet se shpejti.

FOTO GALERI
1/5
Vrasësja 16 vjeçare erdhi në polici e mbështjellë me batanije për t’u dukur ‘e pafajshme’ pasi rrahu për vdekje doktorin homoskesual

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA